spot_img
HomeSportBallkani niset drejt Uellsit, të mërkurën ndeshja e parë...

Ballkani niset drejt Uellsit, të mërkurën ndeshja e parë ndaj Connah’s Quay

spot_img

Tri herë kampioni i Kosovës në futboll, ka udhëtuar drejt Uellsit, pasi të mërkurën me fillim në orën 19:00 e zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese në UEFA Conference League.

Dueli i kthimit ndaj Connah’s Quay, zhvillohet më 16 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton Hisarionline.net.

Kjo është hera e pestë që skuadra nga Suhareka garon në këtë kompeticion evropian, dy herët e para shkoi deri në fazën finale, ku grumbulloi nga katër pikë, kurse dy herët tjera nuk arriti të kualifikohet.

Nëse “Xhebrailat” i kalojnë nënkampionët uellsianë, atëherë në raundin e dytë do të ballafaqohen me fituesin e përballjes ndërmjet irlandezëve të Bohemians dhe ekipit nga Gjibraltari, St Joseph’s.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img