Dy shkrimtarë nga Suhareka, Sherife Thaçi dhe Refki Reshitaj, qëndruan sot në Shkollën fillore “7 Marsi”, ku u takuan dhe biseduan me një grup nxënësish, dashamirë të poezisë dhe letërsisë shqipe.
Ata u pritën nga drejtori i shkollës, Ibrahim Elshani dhe mësimdhënësja Gjuhës dhe letërsisë shqipe, Linditë Gallapeni, e cila ishte edhe organizatore e këtij takimi, ku u fol për këtë fushë, me thekës të veçantë për veprimtarinë letrare dhe patriotike të Vëllezërve Frashëri, raporton Hisarionline.net.
Me intetesimin e nxënësve nga klasa e tetë dhe nëntë, u diskutua edhe për krijimtarinë e At Gjergj Fishtës, Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit e shumë të tjerë.

Poetët Thaçi dhe Reshitaj u përgjigjen në pyetjet e nxënësve për rrugëtimin e tyre krijues dhe deklamuan poezi nga librat e tyre, disa nga të cilat edhe i dhuruan për bibliotekën e shkollës.







