Ortodontja, Albena Reshitaj, njëherit deputete e Parlamentit të Kosovës, pjesë e njërit prej Kongreseve më të mëdha në Evropë, të lëmisë së saj.
Ajo qëndroi në Torino të Italisë, krahas profesionistëve më të njohur evropian të kësaj fushe, në Kongresin e 57-të Ndërkombëtar të SIDO-s (Italian Society of Orthodontics).
Kjo ngjarje e rëndësishme shkencore ndërkombëtare, me profesionistë dhe ekspertë të ortodoncisë nga vende të ndryshme të botës, kishte në fokus në inovacionin digjital, inteligjencën artificiale, ekspertizën klinike dhe qasjen ndërdisiplinore në ortodoncinë moderne, njofton Hisarionline.net.
Reshitaj që është doktor shkence, në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtsre, mbajtur nga data 8 deri më 10 tetor, prezantoi mjekësinë shtetërore punimin e saj shkencor: “Ethnic variation in orthodontic treatment need and periodontal status among adolescents in Kosovo: An integrated orthodontic–periodontal assessment”
“Ky studim, i realizuar në bashkëpunim me kolegë nga Kosova, trajton dallimet etnike në nevojën për trajtim ortodontik dhe gjendjen periodontale te adoleshentët në Kosovë, duke integruar vlerësimin ortodontik dhe periodontal në një qasje të përbashkët shkencore”, ka njoftuar doktoresha nga Suhareka, transmeton Hisarionline.net.
Ajo bëri të ditur se pjesëmarrja në një platformë të tillë ndërkombëtare, përbën një mundësi të çmuar për shkëmbimin e përvojave profesionale, prezantimin e rezultateve kërkimore dhe forcimin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar.
Promovimi i kërkimit shkencor, prezantimi i punës akademike dhe përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare mbeten pjesë e rëndësishme e angazhimit të saj profesional.







