Kanë shpërthyer reagime pas humbjes së Ballkanit në Malishevë.
Gazetari Kushtrim Reshitaj, ish-zyrtar i këtij klubi, e ka cilësuar ndeshjen e sotme të determinuar nga arbitri i takimit, Alban Shala.
“Qe qysh i jepet mundësia një ‘palo gjyqtari’ me ta humb ndeshjen, para syve të krejt dynjasë, me ta shkatërru investimin, me t’i humb 3 pikë veç për pikë të qejfit”, e ka filluar Reshitaj shkrimin e tij në facebook.
Mos dhënia e një penalltie, sipas tij të pastër si loti, mund ta dërgonte rezultatin në 0-2, derisa qysh në aksionin e radhës, pati vërshëllimë për 11-metërsh për Malisheven.
Ish-drejtori i Klankosova.tv, nuk u ndal me kaq, duke e cilësuar ganim pranimin e golit të fitores për vendasit, meqë thotë të ketë pasur ndërhyrje të palejuar në zonë.
“Ky është kulmi dhe lejimi absurd i një gjyqtari që në vazhdimësi për qëllimet e tij të ulëta, e ka dëmtuar Ballkanin”, përfundon postimin e tij Kushtrim Reshitaj, të cilin e ka shoqëruar edhe me video nga këto dy episode ⬇️







