spot_img
HomeSportFutbollSolena Bytyqi, ftohet nga Kombëtarja e Kosovës në futboll

Solena Bytyqi, ftohet nga Kombëtarja e Kosovës në futboll

spot_img

Talentja shqiptare me origjinë nga Suhareka, e cila po zhvillon karrierë në Zvicër, Solena Bytyqi, është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës U-17 për vajza, për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2027.

Lojtarja është pjesë e strukturës së futbollit të femrave në Fribourg dhe aktualisht aktivizohet me Team AFF-FFV U18. Ajo vjen pas paraqitjeve të mira në Zvicër, teksa në edicionin 2025/26 realizoi 8 gola me ekipin U-16, raporton Hisarionline.net.

Futbollistja tani do ta ketë mundësinë të veshë fanellën e Kosovës, në një prej etapave më të rëndësishme të karrierës së saj.

Kosova U-17 është pjesë e Grupit B1 të Ligës B, së bashku me Shqipërinë, Irlandën dhe Azerbajxhanin. Ndeshjet do të zhvillohen në Durrës të Shqipërisë.

28 shtator | 15:00

🇦🇱 Shqipëria U17 – Kosova U17 🇽🇰

1 tetor | 12:00

🇽🇰 Kosova U17 – Irlanda U17 🇮🇪

4 tetor | 12:00

🇦🇿 Azerbajxhani U17 – Kosova U17 🇽🇰

Vendi i parë në grup i siguron Kosovës ngritjen në Ligën A për raundin e dytë kualifikues.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img