FC Ballkani nuk po ndalet, teksa ka arritur marrëveshje me një tjetër futbollist – i treti në hapësirën e rreth 24 orëve.
‘Portokallinjtë’ kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin shqiptar të lindur në Tuz, Arben Nikprelaj.
Nikprelaj është 21-vjeçar dhe i gjatë 1.94 centimetra dhe sipas njoftimit të klubit, atë e karakterizon siguria në ajër dhe forca fizike.
Nikprelaj së fundmi luajti për Deçiçin e Tuzit, ndërsa në të kaluarën ishte edhe pjesë e grupmoshave të Prishtinës.
Ky është transferimi i tretë i Ballkanit që nga dita e djeshme, pas transferimeve të mesfushorit Toni Domgjoni dhe sulmuesit Ebrima Gaye.
ZYRTARE: Ballkani nënshkruan me ish-reprezentuesin e Kosovës, Toni Domgjoni
Ballkani përforcon sulmin, transferon sulmuesin afrikan Ebrima Gaye
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







