FC Ballkani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin kosovar, Toni Domgjoni.
Mesfushori qëndror ishte reprezentues i Kosovës, ku kishte zhvilluar katër ndeshje, duke shënuar një gol.
Domgjoni karrierën e ka nisur te FC Zurich, për të vazhduar më pas aventurat në Holandë me Vitessen, në Slloveni te FC Koper, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e futbollit aziatik, ku ka luajtur për skuadrën Selangor në Malajzi.
Ardhja e 27-vjeçarit do të përforcojë mesfushën dhe skuadrën e Ballkanit drejt objektivave të klubit, që është rikthimi i titullit kampion.
HisariOnline – Më afër lajmit vetëm e vërteta!







