spot_img
HomeLajmeI mituri dyshohet se u dhunua në Ferizaj, Prokuroria:...

I mituri dyshohet se u dhunua në Ferizaj, Prokuroria: Po mbledhim informacione dhe prova për hetime të mëtejshme

spot_img

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur të hënën në qytetin e Ferizajt, ku një i mitur dyshohet se është dhunuar dhe abuzuar. Autoritetet e drejtësisë dhe institucionet e zbatimit të ligjit janë vënë në veprim për të hetuar këtë ngjarje.

Sipas raportimit në media bëhet fjalë për një 13-vjeçar i cili ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga një 17-vjeçar, ndërsa i dyshuari aktualisht është në kërkim policor.

Dyshohet për abuzim ndaj një të mituri në Ferizaj, Policia po punon në identifikimin e të dyshuarit

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku kanë bërë të ditur se rasti ndodhet ende në fazën preliminare.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë, Kaltrina Shala, po grumbullohen informacione dhe prova që do të shërbejnë për procedurën e mëtejshme hetimore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar informacionin në lidhje me këtë çështje. Aktualisht, rasti ndodhet në fazën preliminare, ku po mblidhen informacione dhe prova të ndryshme që do të përdoren në hetimet e mëtejshme. Kjo çështje penale i takon Procedurës për të Mitur, ndaj informatat në këtë fazë janë të konfidenciale dhe nuk mund të bëhen publike”, tha Shala.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se po bashkëpunon ngushtë me institucionet relevante dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithmonë duke respektuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, Policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Dhunimi’. Aktualisht po punohet intensivisht për identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij. Prioritet i policisë është mbrojtja e viktimës dhe siguria e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img