spot_img
HomeLajmeDyshohet për abuzim ndaj një të mituri në Ferizaj,...

Dyshohet për abuzim ndaj një të mituri në Ferizaj, Policia po punon në identifikimin e të dyshuarit

spot_img

Më 15 dhjetor 2025, rreth orës 11:00, stacioni policor në Fushë Kosovë ka pranuar informacion për një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri.

Sipas njoftimit të policisë, dyshimet sugjerojnë se viktima është kontaktuar përmes rrjeteve sociale, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në territorin e Ferizajt.

Specialistët për hetimin e rasteve të ngjashme, në bashkëpunim me institucionet relevante, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

Aktualisht po punohet intensivisht për identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img