spot_img
HomeSportFutbollDueli 'titanësh', Ballkani - Drita: Cila skuadër dominon në...

Dueli ‘titanësh’, Ballkani – Drita: Cila skuadër dominon në përballjet direkte?

spot_img

Ballkani dhe Drita do të zhvillojnë sot derbin e madh në Superligën e Kosovës, duel ky që i përket xhiros së 23-të.

Dueli zhvillohet sot nga ora 13:30 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, aty ku është paralajmëruar një atmosferë e zjarrtë mes dy tifozërive.

Dy skuadrat ndajnë vendin e parë dhe të dytë në tabelë, me gjilanasit që aktualisht renditen si lider me 42 pikë, të pasuar nga suharekasit me tre pikë më pak – 39.

‘Ajka’ e fundjavës, Ballkani – Drita: Vendi i parë dhe i dytë përplasen të dielën në Suharekë

‘Portokallinjtë’ do të tentojnë të barazojnë Dritën me pikë me një fitore evntuale dhe të vazhdojnë luftën për titull, ndërsa Drita me një fitore eventuale do të shkëputej në 6 pikë pastër në krye.

Kur jemi te rekordi kokë-më-kokë mes tyre, cila skuadër ka bilanc më të mirë?

Ballkani ka rekord më të mirë në takimet e ndërjsella ndaj Dritës që nga 2018.

Klubi suharekas ka fituar 11 herë, është mposhtur 10 herë dhe 7 herë janë ndarë me barazim në ndeshjet e Superligës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img