spot_img
HomeSportFutbollBallkani nuk ndalet në merkato, transferon qendërmbrojtësin nga Deçiçi...

Ballkani nuk ndalet në merkato, transferon qendërmbrojtësin nga Deçiçi i Tuzit, Arben Nikprelaj

spot_img

FC Ballkani nuk po ndalet, teksa ka arritur marrëveshje me një tjetër futbollist – i treti në hapësirën e rreth 24 orëve.

‘Portokallinjtë’ kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin shqiptar të lindur në Tuz, Arben Nikprelaj.

Nikprelaj është 21-vjeçar dhe i gjatë 1.94 centimetra dhe sipas njoftimit të klubit, atë e karakterizon siguria në ajër dhe forca fizike.

Nikprelaj së fundmi luajti për Deçiçin e Tuzit, ndërsa në të kaluarën ishte edhe pjesë e grupmoshave të Prishtinës.

Ky është transferimi i tretë i Ballkanit që nga dita e djeshme, pas transferimeve të mesfushorit Toni Domgjoni dhe sulmuesit Ebrima Gaye.

ZYRTARE: Ballkani nënshkruan me ish-reprezentuesin e Kosovës, Toni Domgjoni

Ballkani përforcon sulmin, transferon sulmuesin afrikan Ebrima Gaye

 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img