spot_img
HomeLajmePse qytetarët ndëshkuan opozitën në zgjedhjet e 28 dhjetorit?...

Pse qytetarët ndëshkuan opozitën në zgjedhjet e 28 dhjetorit? Përgjigjet Burim Ramadani

spot_img

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka folur për zgjedhjet e fundit nacionale të mbajtura më 28 dhjetor, ku fitoi Lëvizja Vetëvendosje me mbi 50 për qind të votave. 

Ramadani, i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, ka treguar pse qytetarët ndëshkuan opozitën dhe u përcaktuan te fituesi i atyre zgjedhjeve.

Sipas tij, partitë opozitare patën shansin që të mblidhen bashkë dhe të formojnë Qeverinë e re kurdo që t’i kalonte radha partisë së para, porse ato nuk e bënë.

Madje Ramadani u shpreh se është krejtësisht e paqartë kur vjen një mundësi e tillë dhe opozita e shpërdoron.

“Opozita ka humbur pas 9 shkurtit të vitit të kaluar, sepse me 9 shkurt realisht i ka fituar zgjedhjet. Por pas 9 shkurtit ka pasur konfizion dhe paqartësi dhe nuk ka ekzistuar një projekt i përbashkët, dhe normalisht pastaj bëhet pjesë e fajit, kur nuk i krijon vet një projekt dhe nuk e pranon projektin e tjetrit, atëherë je pjesë e fajit të asaj bllokade”, deklaroi ai.

Sipas tij, qytetarët votuan për stabilitet dhe këtë stabilitet e panë vetëm te Lëvizja Vetëvendosje.

“Mendoj se qytetarët e Kosovës më 28 dhjetor e kanë ndëshku opozitën për shkak të kësaj mungese të një projekti të përbashkët, pra nuk mund të jesh as me atë as me mua, pasi qytetarët duan të kenë një rrugë shumë ma të qartë, të qetë dhe më stabile. Unë mendoj që qytetarët më 28 dhjetor kanë votu për stabilitet dhe këtë stabilitet e kanë pa në një kamp politik, por jo te kampi opozitar”, u shpreh tutje Ramadani.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img