spot_img
HomeLajmeVetëm në 24 orët e fundit, Prokuroria ka ngritur...

Vetëm në 24 orët e fundit, Prokuroria ka ngritur 19 aktakuza ndaj 32 personave për vepra të ndryshme penale

spot_img

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për katër (4) persona.

Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy ( 2 ) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona për vepër penale, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar (3) persona dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa, një (1) për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për arrest shtëpiak ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img