spot_img
HomeLajmeStërvitja e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu mesazh Vuqiçit: Panik i...

Stërvitja e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu mesazh Vuqiçit: Panik i pajustifikuar nga Beogradi

spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar për deklaratat nga Beogradi pas stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

Vengu thotë se bashkëpunimi trilateral nuk është një kërcënim për Serbinë dhe se reagimet nga institucionet në Beograd dhe presidenti VUçiç janë të pajustifikuara.

“I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër. Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Mynih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira. Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë”, tha Vengu.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar menjëherë pas firmosjes së kësaj aleance ushtarake nga tre ministrat e mbrojtjes Pirro Vëngu, Ejup Maqedonci dhe ministri kroat Ivan Anusiç, duke e cilësuar si një “garë armësh” që cenon stabilitetin rajonal dhe se për këtë do të kërkojë shpjegime nga ministria e jashtme e Shqipërisë dhe Kroacisë, pasi kjo aleancë ushtarake sipas tij nuk duhej formuar pa konsultim me Beogradin.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img