Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka folur për sulmin terrorist të Banjskës së ndodhur në shtator të 2023.
Në një intervistë në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Ramadani ka treguar se çfarë Kosova është dashur të bëjë pas atij sulmi.
Sipas tij, megjithatë Kosova nuk ndodhet në gjendjen më të mirë ku ka mundur të ndodhet.
“Pas rastit të madh të grupit paraushtarak në Banjskë në shtator të vitit 2023, Kosova është dashur në mënyrë definitive që të qartësojë aranzhmane të reja me NATO-n, protokolle të reja me NATO-n, në mënyrë që institucionet e Kosovës të jenë të përgatitura, por edhe të jenë të afta me e ndihmu jo vetëm Kosovën por në raste të caktuara edhe NATO-n. Kosova nuk është në gjendjen më të mirë që ka mundur të jetë, sepse kemi humbur një varg hapash në krejt këtë situatë globale, pra nuk ka fituar atë që është dashtë me fitu prej luftës në Ukrainë e këndej, përkundrazi ka shku duke u izolu në botën e vet ose në rrethin e vet, në një koncept shumë klasik të sigurisë kombëtare, që është shumë koncept i tejkaluar apo të paktën është tejkaluar në vitet e 2000-ta”, deklaroi Ramadani.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







