KB Golden Eagle dhe KB Prishtina do të luajnë sonte një ndeshje mjaft interesante në xhiron e 8-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Ylli, që tashmë ka zyrtarizuar kryetrenerin e ri, Jarenimo Sarin, do të kërkojë këndelljen pas startit të dobët në kampionat.
Klubi suharekas ka fituar vetëm një në shtatë xhirot e para kampionale, duke humbur gjashtë të tjera.
Kjo formë e dobët bëri që ata të shkarkojnë nga pozita e trajnerit, grekun Fotis Takianos, për ta zëvendësuar tashmë me ish-trajnerin e Vëllazënimit, Jarenimo Sarin, i cili do të debutojë sonte me Yllin.
Dueli i sotëm zhvillohet nga ora 18:45, në palestrën “13 qershori”.
Kujtojmë se Ylli së fundmi ka shtuar edhe dy lojtarë mjaft cilësorë në skuadër, me Antwan Scott dhe Scott Bamforth.
/HisariOnline/







