Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas mos-certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Teksa ka shprehur keqardhje për këtë, ai tha se procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë.
“Shpreh keqardhjen për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët kanë refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, ka shkruar diplomati gjerman në BlueSky.

/HisariOnline/







