spot_img
HomeSportBasketbollMbështetja financiare për sportin nga sponsorizimet, Golden Eagle Ylli...

Mbështetja financiare për sportin nga sponsorizimet, Golden Eagle Ylli prin nga klubet kosovare

spot_img

Shefi i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri ka publikuar statistikat të vlerës totale të sponsorizimeve në Kosovë gjatë vitit 2025, e cila kap shifrën e 24,456,036.98 eurove. 

Shumica e këtyre mjeteve është drejtuar drejt klubeve sportive, ndërsa federatat kanë përfituar mbështetje për aktivitetet e tyre dhe zhvillimin e sportit në përgjithësi.

Nga kjo shumë, klubet kosovare kanë përfituar mbi 21 milionë e 308 mijë euro, ndërsa federatat 2 milionë e 737 mijë euro.

Pas Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila ka përfitguar 1.313.000 euro, prin klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli me 1.242.000 euro, e pasuar nga Trepça me 1.239.000 euro.

Nga klubet e futbollit, prin klubi i Prishtinës me 1.133,500 euro, pasuar nga Ballkani me 941.500 euro.

Ky nivel i investimit tregon se sponsorizimi është shndërruar në një mekanizëm kyç për funksionimin dhe profesionalizimin e sportit në vend.

Shatri ka thënë se kjo rritje gjithashtu nënvizon nevojën që në të ardhmen të forcohet korniza ligjore dhe institucionale, në mënyrë që sistemi i sponsorizimit të jetë më transparent, i drejtë dhe efektiv, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm për sportin kosovar.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img