spot_img
HomeLajmeHapet konkursi për 320 ushtarë aktivë në FSK

Hapet konkursi për 320 ushtarë aktivë në FSK

spot_img

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të rekrutohen gjithsej 320 ushtarë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci u ka bërë thirrje të rinjve që kanë guxim, disiplinë dhe përkushtim ndaj uniformës së ushtrisë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e forcës që, sipas tij, mbron paqen dhe të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se shërbimi në FSK është një mundësi për t’i shërbyer vendit me nder dhe krenari, duke ftuar të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img