spot_img
HomeSportFutbollSkandal: Tifozët e Lille shpalosin banderolë me Kosovën si...

Skandal: Tifozët e Lille shpalosin banderolë me Kosovën si pjesë të Serbisë, Crvena Zvezda i falënderon

spot_img

Sfida e parë e playoffit në Europa League mes Lille dhe Crvena Zvezdës e luajtur mbrëmë u përcoll me një skandal të madh.

Në tribunat e stadiumit Pierre-Mauroy, një grup tifozësh francezë shpalosën një banderolë me Kosovën si pjesë të Serbisë ku lexohej edhe mesazhi: ‘Jo dorëzimit.’

Një lëvizje kjo, që është pak ta quash të turpshme teksa vijon të ushqejë obsesionin e serbëve ndaj Kosovës, ndërkohë që UEFA sheh sesi të thyhen rregullat e saj pa u shqetësuar fare.

Ndaj këtij gjesti padyshim që nuk ka munguar të vijë përgjigjja e Crvena Zvezdës që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar tifozët e Lille.

‘Faleminderit-Merci! Tifozët e Lille, shpalosën një banderolë me shkrimin ‘Jo dorëzim’ gjatë ndeshjes së Europa League’-shkruhej në postimin e Crvena Zvezdës përkrah fotos me banderolën e turpshme.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img