KB Golden Eagle Ylli do t’i shkojë si mysafir KB Rahovecit sonte në duelin e fundjavës të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në kuadër të javës së 21-të, Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 do të masin forcat sonte në “Mizahir Isma”, me fillim nga ora 19:30.
Suharekasit kanë tetë fitore e 12 humbje pas 20 ndeshjeve të luajtura këtë sezon, kurse vreshtarët kanë gjashtë fitore e 14 humbje.
Golden Eagle Ylli ndodhet në pozitën e 5-të me 28 pikë, ndërsa Rahoveci 029 në të fundit me 26 pikë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







