spot_img
HomeSportBasketbollSonte finalja e madhe e Kupës në basketboll, Trepça...

Sonte finalja e madhe e Kupës në basketboll, Trepça dhe Bashkimi kërkojnë trofeun në Rahovec

spot_img

Super finalja e Kupës do të vë përballë dy skuadrat me formën më të mirë në edicionet e fundit, Trepçën dhe Bashkimin.

Këto dy skuadra ishin përballur edhe edicionin e kaluar, ku fituan mitrovicasit, e gjithashtu ishin ndeshur edhe në finalet e “Play-off”, ku po ashtu fituan ‘Xehetarët’.

Në këtë edicion këto dy skuadra renditen në dy vendet e para, duke e bërë këtë sfidë, si ajkën e basketbollit të Kosovës.

Mitrovicasit në çerekfinale eliminuan Golden Eagle Yllin, ndërsa në gjysmëfinale Borën, kurse në anën tjetër Bashkimi eliminoi GO+ Pejën e në gjysmëfinale Sigal Prishtinën.

Trepça e ka fituar Kupën tetë herë, duke përfshirë në katër edicionet e fundit, kurse Bashkimi e ka fituar një herë, më 2001.

Kupën më së shumti e ka fituar Sigal Prishtina, 15 herë. Peja e ka fituar gjashtë herë, ndërsa Vëllaznimi dy herë.

Finalja zhvillohet sonte nga ora 19:30 në Rahovec dhe transmetohet në Art Motion/Kujtesa.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img