spot_img
HomeSportFutbollMalisheva triumfon ndaj Ballkanit, Karoglan njoftohet me humbjen e...

Malisheva triumfon ndaj Ballkanit, Karoglan njoftohet me humbjen e parë

spot_img

Malisheva ka arritur një fitore të madhe si mysafir ndaj Ballkanit, në duelin përmbyllës të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Malishevasit triumfuan me rezultat 2-1, duke e arritur këtë me përmbysje.

Ballkani hapi llogarinë e golave, duke e zhbllokuar sfidën në minutën e 15-të përmes sulmuesit, Bleart Tolaj.

Mysafirët megjithatë reaguan shpejtë, fillimisht duke barazuar shifrat në 1-1 përmes Samuel Opeh në minutën e 29-të.

Përmbysjen e rezultatit e arriti Assane Diatta, i cili realizoi në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë rrjetat mbetën të paprekura, ndërsa Malisheva mori tre pikë të mëdha, që i afron ata edhe më shumë drejt kreut të tabelës.

Ballkani mbetet lider i tabelës me 36 pikë, aq sa ka edhe Prishtina, ndërsa Malisheva mbledh tani 33 pikë, e ndodhur në pozitën e katërt.

Kjo njëherit është edhe humbja e parë e trajnerit Mislav Karoglan me Ballkanin, duke i dhënë fund një serie prej shtatë ndeshjeve paraprake pa humbje në të gjitha garat.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img