Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video nga veriu, ku ka thënë se po mbyllen rrugët e kontrabandës dhe kërcënimeve të terroristëve dhe ekstremistëve .
Svecla thaj se njëkohësisht po hapen shtigje të reja për qytetarët dhe institucionet e rendit, me qëllim të shtimit të sigurisë dhe mbrojtjes së kufijve të Kosovës.
“Përderisa po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe inkurzioneve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri, në të njejtën kohë po hapim shtigje të reja për qytetarët tanë e institucionet e rendit, për shtimin e sigurisë dhe për mbrojtjen e kufijve tanë”, ka shkruar Sveçla në videon e postuar në Facebook.
/HisariOnline/







