Ballkani dhe Malisheva do të përmbyllin sot duelin e javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.
‘Portokallinjtë’ do të jenë nikoqir ndaj Malishevës, në ndeshjen e cila zhvillohet nga ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit.
Që kur mori drejtimin e klubit, Mislav Karoglan është i pamposhtur me Ballkanin në shtatë ndeshje në të gjitha garat, pesë në Superligë – prej të cilave ka katër fitore dhe një barazim dhe dy fitore në Kupë, duke prekur tashmë çerekfinalen.
Skuadra e Karoglan ndodhet lidere në tabelë me 36 pikë, po aq sa ka edhe Prishtina në vend të dytë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Një seri pozitive të rezultateve e ka edhe Malisheva, të cilët janë gjithashtu të pamposhtur në secilën nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat (6 në Superligë dhe dy në Kupë), ku nga to ka gjashtë fitore e dy barazime.
Malishevasit ndodhet në pozitën e 5-të në tabelë me 30 pikë të mbledhura.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







