spot_img
HomeSportBasketbollFinalja e Kupës së Kosovës në basketboll zyrtarisht në...

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll zyrtarisht në Rahovec

spot_img

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka miratuar kërkesën e KB Rahovecit për ta pritur finalen e Kupës së Kosovës në basketboll në palestrën “Mizahir Isma”.

Finalja zhvillohet mes KB Trepçës dhe KB Bashkimit më 18 shkurt në Rahovec.

“Miratohet shprehja e interesimit të KB Rahoveci për organizimin e finales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, më 18 shkurt në Rahovec. Organizimi i finales do të realizohet në përputhje me kriteret organizative dhe teknike të përcaktuara nga FBK, ndërsa klubi organizator obligohet të sigurojë kushtet infrastrukturore, logjistike dhe të sigurisë sipas rregulloreve në fuqi”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img