Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar, duke shpjeguar vendimin për riorganizimin e disa ministrive.
Ai tha se ndryshimet nuk lidhen me nevojën për të akomoduar koalicione, pasi qeveria ka shumicën e nevojshme, por me synimin për të përmirësuar efikasitetin.
Murati, tha se paga e 13-të, e premtuar më parë, do t’u jepet punëtorëve të sektorit publik.
“Për pagën e 13-të parashihet për ata që i kanë marrë 12 paga. Nëse ata kanë filluar rishtazi, e merr pagën e 13-të vitin e ardhshëm”, ka thënë Murati.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







