spot_img
HomeLajmeZhegrova pritet të bëjë startin e parë për Juventusin...

Zhegrova pritet të bëjë startin e parë për Juventusin sonte në Kupën e Italisë

spot_img

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet që të bëjë startin e tij të parë me Juventusin sonte. 

Skuadra nga Torino do të luajë në Kupën e Italisë ku do të presë skuadrën e Udineses në shtëpi, dhe Luciano Spalleti pritet t’i bëjë disa rotacione për këtë duel.

Siç raporton gazeta italiane ‘TuttoSport’, njëri nga ta është ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili pritet që më në fund të nisë një ndeshje nga minuta e parë me ‘biankonerët’.

Nëse konfirmohet titullar, Zhegrova do të ketë shansin të tregojë cilësitë e tij dhe të forcojë pozitat për minutazhe më të mëdha në vazhdim të sezonit.

/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img