Mesfushori kosovar Valon Berisha ka gjetur skuadrën e re pas largimit nga austriakët e LASK Linz.
33-vjeçari do të vazhdojë karrierën e tij në Zvicër, duke nënshkruar me FC Zurich.
Berisha ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Klubi zviceran përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me reprezentuesin e Kosovës.
“FC Zurich njofton me kënaqësi transferimin e mesfushorit 33-vjeçar të kombëtares së Kosovës, Valon Berisha. 52 herë reprezentuesi kosovar vjen në Zurich nga LASK i Austrisë dhe ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Klubi i uron mirëseardhje të ngrohtë Berishës dhe shumë suksese në sfidat që e presin me fanellën e FC Zurich”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.
Ky transferim i jep mundësinë Berishës të vazhdojë të luajë në nivele të larta dhe të kontribuojë për ekipin zviceran në pjesën e mbetur të sezonit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







