spot_img
HomeSportBasketbollKupa e Kosovës në basketboll rikthehet sonte me duelet...

Kupa e Kosovës në basketboll rikthehet sonte me duelet kthyese të gjysmëfinaleve

spot_img

Kupa e Kosovës në basketboll, rikthehet sonte me aktin e dytë të gjysmëfinaleve.

Bora – Trepça është ndeshja e parë, ku mitrovicasit fituan në takimin e parë me 23 pikë dallim, 64:87, dhe janë afër finales, derisa prishtinasit duhet të fitojnë me të paktën me 24 pikë dallim për tu kualifikuar në finalen e Kupës për herë të parë, derisa ‘Xehetarët’ janë fitues aktual të Kupës, kurse edicionin e kaluar fituan edhe titullin dhe Superkupën.

Sigal Prishtina – Bashkimi është përballja e skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Prizrenasit fituan në duelin e parë 83:67, ndërkohë që kryeqytetasit për tu kualifikuar në finale duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë dallim.

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës premtojnë sfida interesante dhe në ndeshjet e kthimit. Finalja do të zhvillohet më 18 shkurt.

Kupa e Kosovës-Gjysmëfinalet e kthimit

Sonte takohen:

17:00 Bora – Trepça

20:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img