Skuadra e Llapit ka arritur që ta mposhtë Dritën në Kupën e Kosovës, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të garës.
Llapjanët triumfuan me rezultat 2-1 në Gjilan, me golat që u realizuan për mysafirët nga Arbnor Ramadani e Muhamet Hyseni, ndërsa për Dritën realizoi Blerim Krasniqi.
Kësisoj, Llapi e gjen veten tani në çerekfinale të Kupës, ndërsa për gjilanasit mbaron këtu kampanja.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







