spot_img
HomeLajmeArrestohet në Prishtinë një shtetas i huaj për krim...

Arrestohet në Prishtinë një shtetas i huaj për krim të organizuar, kishte urdhër-arrest nga Suedia

spot_img

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën “krim i organizuar”. Sipas Policisë, ai kishte edhe urdhër-arrest të lëshuar nga shteti i Suedisë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 52.480 euro para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img