KB Golden Eagle Ylli duket se ka gjetur zëvendësuesin pas shkarkimit të trajnerit grek, Fotis Takianos.
Sipas informacioneve të siguruara ekskluzivisht nga Hisari Online, KB Golden Eagle Ylli ka përfunduar marrëveshjen me trajnerin ambicioz Jeronimo Sarin, i cili do të udhëheqë skuadrën suharekase.
Emërimi i tij vjen pas një periudhe analizash të thella brenda klubit, ndërsa drejtuesit janë fokusuar në gjetjen e një profili modern, energjik dhe me qasje të qartë strategjike.

Sarin, i njohur për stilin e tij dinamik të lojës dhe punën e theksuar me lojtarët e rinj, pritet të sjellë një filozofi të re në Suharekë.

Bëhet e ditur se vendimi për ta sjellë atë është marrë për shkak të përputhjes së vizionit të tij me projektin afatgjatë të KB Golden Eagle Yllit.
Trajneri i ri pritet të prezantohet zyrtarisht në ditët në vijim.
Ky është një hap i madh për klubin, duke besuar tek energjia dhe vizioni i Jeronimo Sarin.
Më afër lajmit, vetëm e vërteta!/HisariOnline/







