KB Golden Eagle Ylli do ta mirëpresë skuadrën e KB Prishtinës në xhiron e mesjavës të Princ Cafe Superligës së Kosovës në basketboll.
Suharekasit do të lujanë ndaj kryeqytetasve të mërkurën (3 dhjetor) në palestrën “13 qershori” në Suharekë, me fillim nga ora 18:45.
Ylli s’e ka nisur aspak mirë startin e këtij sezoni, duke humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e para, krahas vetëm një fitoreje.
Ndërsa klubi suharekas do të kërkojë këndelljen në këtë ballafaqim, Prishtina ndërkohë pas shtatë ndeshjeve ka katër fitore dhe tri humbje.
Pozitën e parë e mban Bashkimi si skuadra e vetme deri tani në kampionat me bilanc 100% të fitoreve, e pasuar nga Peja, Prishtina e Trepca.
Katërshen e fundit të tabelës e mbyllin Rahoveci, Ylli, Vëllaznimi dhe Bora.
/HisariOnline/







