spot_img
HomeSportFutbollKampioni vjeshtor, Ballkani e nis stinorin pranveror si mysafir...

Kampioni vjeshtor, Ballkani e nis stinorin pranveror si mysafir ndaj Gjilanit të dielën

spot_img

Kampioni i stinorit vjeshtor të edicionit 2025-26, Ballkani e nis stinorin pranveror në udhëtim ndaj Gjilanit këtë fundjavë. 

Dueli zhvillohet të dielën nga ora 13:00, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Gjatë pauze prej më shumë se një muaji, ‘Portokallinjtë’ nuk qëndruan duarbosh dhe tashmë kanë kompletuar plot pesë transferime, për të qenë sa më gati për pjesën finale të edicionit.

Klubi suharekas, në hapësirën e dy ditëve, arriti të zyrtarizojë marrëveshjet me Toni Domgjoni, Ebrima Gaye, Arben Nikprelaj, Stanislav Petkov dhe Adonis Hotin.

Ballkani përfundoi pjesën e parë të sezonit si lider, duke qëndruar me tre pikë përpara përcjellësve, gjithsej 36 pikë.

Në këtë periudhë, ‘portokallinjtë’ dominuan në çdo statistikë, ku patë mbrojtjen më të mirë të ligës me më së paku gola të pranuarae gjithashtu edhe sulmin më të mirë të ligës me më së shumti gola të shënuara.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img