spot_img
HomeSportFutbollBallkani nuk ndalet në treg, transferon mesfushorin bullgar, Stanislav...

Ballkani nuk ndalet në treg, transferon mesfushorin bullgar, Stanislav Petkov

spot_img

FC Ballkani ka bërë edhe një goditje në treg duke e përforcuar skuadrën, përpara fillimit të pjesës së dytë të edicionit 2025-26 në Superligë.

Klubi suharekas ka zyrtarizuar trasnferimin e mesfushorit bullgar, Stanislav Petkov.

Petkov është 21-vjeçar dhe vjen me një përvojë të rëndësishme nga kampionatet si ai bullgar dhe slloven.

Pozita e tij është mesfushor shkatërrues, i pozitës 6, dhe pritet të përforcojë këtë repart me agresivitetin dhe aftësitë e tij mbrojtëse.

Ky është transferimi i katërt brenda dy ditëve i ‘Portokallinjve’, që po bëjnë gjithçka për ta rikthyer titullin kampion në Suharekë këtë sezon.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img