spot_img
HomeSportFutbollBallkani përforcon sulmin, transferon sulmuesin afrikan Ebrima Gaye

Ballkani përforcon sulmin, transferon sulmuesin afrikan Ebrima Gaye

spot_img

FC Ballkani ka shtuar edhe një përforcim të ri në skuadër, përpara nisjes së stinorit pranveror të Superligës.

Klubi suharekas ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin afrikan, Ebrima Gaye.

Gaye vjen nga liga e Gambisë, BST Galaxy, ndërsa ka eksperiencë edhe në futbollin ndërkombëtar, duke e reprezentuar shtetin e Gambisë.

Ky është transferimi i dytë brenda 24 orëve për klubin portokalli, pasi dje arriti transferimin e mesfushorit kosovar, Toni Domgjoni.

Ballkani synon që ta rikthejë titullin kampion në Suharekë, pasi mbylli stinorin vjeshtor si kampion, me 36 pikë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img