Para se qyteti të zgjohet, punonjësit e Eko-Theranda janë tashmë në terren, duke u kujdesur që rrugët dhe hapësirat publike të jenë të pastra çdo ditë. Në këtë storje sjellim rrëfimet e dy prej tyre.
Nazlije Kokollari, që prej tetë vitesh punon në mirëmbajtjen e qytetit, thotë se ditën e nis me vullnet dhe me respektin që merr nga qytetarët. “Të gjithë më përshëndesin. Jam krenare kur shoh që puna vlerësohet,” thekson ajo, duke u bërë thirrje banorëve të jenë më të kujdesshëm me ambientin.
Edhe Milazim Bytyqi, pjesë e ekipit prej disa muajsh, tregon se puna e tyre vazhdon pavarësisht të ftohtit apo shiut. Sipas tij, sfida më e madhe është qarkullimi i madh gjatë verës, por mbështetja e qytetarëve i jep motivim çdo ditë. “Aq sa e ruajmë ne ambientin, aq na ruan ai neve,” thotë ai.
Kjo storje ua rikujton të gjithëve:
“Respektoni ata që e mbajnë qytetin të pastër”
/HisariOnline/







