spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për tri raste...

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për tri raste të vjedhjeve të rënda

spot_img

Policia e Kosovës në Gjakovë, ka njoftuar se dje kanë arritur të arrestojnë një person.

Personi i arrestuar është A.B, i përfshirë në tri raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur në rrugët “Fan S. Noli”, “UÇK” dhe “Marin Barleti” në Gjakovë.

“Me urdhër të prokurorit ky person është dërguar në mbajtje për 48 orë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, ka njoftuar Policia.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img