spot_img
HomeSportBasketbollSonte zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinaleve në Kupën...

Sonte zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinaleve në Kupën e Kosovës në basketboll

spot_img

Sonte nisin emocionet e gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll. 

Katër skuadra ndeshen në gjysmëfinale, duke synuar trofeun e Kupës.

Gjysmëfinalja e parë do të jetë ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, që e duan finalen dhe trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës. Prizrenasit në çerekfinale eliminuan GO+ Pejën, kurse prishtinasit eliminuan Vëllaznimin.

Trepça-Bora po ashtu do të jetë një përballje interesante, me mitrovicasit që synojnë të mbrojnë trofeun, si dhe me prishtinasit që synojnë finalen e parë të Kupës. Mitrovicasit në çerekfinale eliminuan Golden Eagle Yllin, kurse kryeqytetasit eliminuan Rahoveci 029.

Të dy ndeshjet zvillohen nga ora 18:45.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img