spot_img
HomeLajmeU futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, Policia ndalon...

U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, Policia ndalon dy persona

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Novosellë të Kamenicës, gjatë një kontrolli rutinë, një njësi policore ka ndaluar një automjet me targa të huaja. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa pasagjer ishte një shtetas i huaj.

Sipas raportit policor, dyshohet se të dy personat kanë hyrë në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, duke përdorur një rrugë jashtë vendkalimeve zyrtare kufitare.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti si “Kalim i paautorizuar i kufirit”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti vazhdon të hetohet më tej.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img