spot_img
HomeSportFutbollDerbi londinez: Arsenal - Chelsea, sonte mësohet finalisti i...

Derbi londinez: Arsenal – Chelsea, sonte mësohet finalisti i parë i Kupës Carabao

spot_img

Sonte mbrëma do të mësohet finalisti i parë i Kupës Carabao 2025. 

Arsenal dhe Chelsea do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, për të synuar secila kalimin në finalen e madhe të Wembleyt.

‘Topçinjtë’ janë më favorit për të kaluar tutje pasi fituan ndeshjen e parë në “Stamford Bridge” me rezultat 3-2, ndërsa sonte i pret ata pranë shikuesve të vet.

Dueli zhvillohet sonte nga ora 21:00, në stadiumin “Emirates”.

Nëse Arsenal kualifikohet, kjo do të ishte finalja e parë e ‘Topçinjve’ në këtë garë, që nga viti 2018, kur kishin humbur në finale 3-0 ndaj Man Cityt.

Ndërsa Chelsea më së fundmi preki finalen në 2024, kur u mposht me rezultat minimal 1-0 ndaj Liverpoolit.

Dueli tjetër gjysmëfinal është ai mes Manchester Cityt dhe Newcastles, që zhvillohet nesër mbrëma në “Etihad”.

“Qytetarët” fituan me rezultat të pastër 2-0 në “St. James Park” në ndeshjen e parë, ndërsa konsiderohen tani favoritë për të kaluar në finale.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img