KB Golden Eagle Ylli ka arritur një tjetër transferim në skuadër, i treti me radhë që nga dita e djeshme.
Klubi suharekas ka bërë të ditur se ka nënshkruar me basketbollistin amerikan, Josh Gray.
Gray është i lindur më 9 shtator 1993 në Lake Charles, Luiziana, ndërsa është i gjatë 1.85 metra.
Pozita e tij është organizator loje dhe së fundmi luajti për Dorados de Chihuahua në Meksikë – Liga SISNova LNBP.
Kujtojmë që ditën e djeshme, Golden Eagle Ylli njoftoi për arritjen e marrëveshjeve edhe me amerikanin 35-vjeçar, Demetrius Cogner, si dhe ish-basketbollistin e Sigal Prishtinës, Dustin Thomas.
‘Godet’ Golden Eagle Ylli, transferon amerikanin Demetrius Conger
Golden Eagle Ylli nuk ndalet, transferon ish-basketbollistin e Prishtinës, Dustin Thomas
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







