KB Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj KB Golden Eagle Yllit sonte në Mitrovicë, në kuadër të javës së 18-të të Superligës në basketboll.
Mitrovicasit kanë triumfuar me rezultat 98-81, duke shënuar tani fitoren e 10-të radhazi në Superligë.
Në të njëjtën kohë, ndërpritet seria pozitive e pesë fitoreve radhazi e Golden Eagle Yllit në Superligë.
Më i dalluari te fitorja e Trepçës sot ishte Kenny Hasbrouck, me 27 pikë të shënuara, ndërsa te mysafirët më të dalluarit ishin Scott Bamforth me 20 pikë e Erjon Kastrati me 19 pikë.
Mitrovicasit kanë tani 15 fitore e 3 humbje, kurse therandasit 8 fitore e 10 humbje.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







