spot_img
HomeSportBasketbollTrepça dhe Golden Eagle Ylli zhvillojnë sot derbin e...

Trepça dhe Golden Eagle Ylli zhvillojnë sot derbin e javës në “Minatori”

spot_img

KB Trepça dhe KB Golden Eagle Ylli do të duelojnë sonte në një tjetër përballje ‘titanësh’ në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Përballja e nxehtë zhvillohet në “Minatori”, duke filluar nga ora 19:30.

Kjo do të jetë përballja e pestë mes tyre këtë sezon, me katër parapraket të cilat janë zhvilluar dy në Superligë dhe dy të tjera në kuadër të Kupës së Kosovës.

Trepça ka triumfuar në tri ndeshje, ndërsa Golden Eagle në një prej tyre, të ardhur në Kupë.

Mitrovicasit kanë 14 fitore e 3 humbje, kurse therandasit 8 fitore e 9 humbje.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img