spot_img
HomeLajmeKurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim...

Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti a thënë se me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani janë në komunikim dhe janë takuar, por thotë se rizgjedhja e presidentes, apo zgjedhja e një presidenti të ri është hapi i katërt.

Ai tha se pas certifikimit të zgjedhjeve dhe trajtimit të të gjitha ankesave të mundshme, janë tre hapa paraprak që është konstituimi i Kuvendit , zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, formimi i qeverisë, e siç tha menjëherë duhet të fillojnë me vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare.

“I kemi tri marrëveshje me Bankën Botërore  e Planin e Rritjes së BE-së. Unë besoj që në raport m opozitën tek Marrëveshjet Ndërkombëtare e edhe te konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë do të shohim a do të fillojmë një kapitull të ri i cili dallon prej atij të vitit  2025. Neve na duhet në Kuvend ta shohim se a ka atmosferë për një raport të ri qeveri-opozitë, unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por padyshim që muaji shkurt është muaji që do ta na tregojë se neve se a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona”, deklaroi Kurti.

Ai tha se për formimin e qeverisë nuk e kanë asnjë problem, por kur u nevojiten dy të tretat e votave kanë nevojë për bashkëpunim me opozitën.

“Populli na ka dhënë një mbështetje të madhe që është përgjegjësi e lartë. Për formimin e Qeverisë nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave kur nevojiten në Kuvend prej Marrëveshjeve Ndërkombëtare e deri te rizgjedhja e presidentes apo zgjedhja  presidentit ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Te ne gatishmëria ekziston, e në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri e interesim edhe nga opozita”, deklaroi Kurti.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img