Chelsea dhe Arsenali janë ndarë baras në kryendeshjen e xhiros së 14-të në Premier League.
Lideri, Arsenal nuk ka arritur të shfrytëzojnë epërsinë numerike në fushë ndaj Chelseas, duke u mjaftuar me vetëm një barazim.
Ndërkohë që ndeshja ishte shumë tension dhe u morën disa kartonë të verdhë, mesfushori i Chelseas, Moises Caicedo u ndëshkua me karton direkt të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Mikel Merinos në minutën e 34-të.
Edhe pse Arsenali pritej që të dilte në ofenzivë, megjithatë vendasit befasuan, duke e mbajtur topin dhe pasur raste shënimi.
Me të filluar pjesa e dytë, Blutë morën avantazhin, falë mbrojtësit Trevoh Chalobah, i cili u gjend më së miri me kokë pas një rivënie nga këndi në minutën e 48-të.
Nuk zgjati shumë dhe ‘Gunners’ barazuan rezultatin, me anë të Mikel Merinos, i cili gjithashtu shënoi me kokë pas një asistimi nga Bukayo Saka në minutën e 59-të.
Pjesa e mbetur ishte e barazpeshuar, me Arsenal që mbante pak më shumë topin por që s’kishte shumë raste shënimi dhe në fund rrjetat mbeten të paprekura, për të përfunduar sfida me rezultat 1-1.
Me këtë barazim, Arsenali mbetet lider i Premierligës me 30 pikë, duke qëndruar tani pesë pikë pastër nga vendi të cilin e mban Man City me 25 pikë, ndërsa londinezët mbesin në vendin e tretë me 24 pikë.
/HisariOnline/







