Ballkani ka triumfuar në kryederbin e javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Dritën në Gjilan me rezultat 3-2.
Pjesa e parë prodhoi plot katër gola, me mysafirët që hapën golin e ndeshjes, duke realizuar përmes Bleart Tolaj në minutën e 12-të.
Vendasit barazuan rezultatin me anë të Kristal Abazaj në minutën e 23-të, por “portokallinjtë” rikthyen epërsinë dhe e dyfishuan atë me dy gola brenda katër minutave, fillimisht me Giovanin, e më pas me Hamidin, për rezultatin 3-1 në favor të Ballkanit, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Vendasit bënë përpjekje për rikthim të lojës, kur Kristal Abazaj ishte sërish protagonist, duke shënuar në minutën e 58-të.
Mirëpo, ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e dytë, duke e bërë të pamundur kthesën ndaj Ballkanit, me suharekasit që marrin tre pikët me rezulatin total 3-2.
Trajneri kroat, Mislav Karoglan, e nis kështu me fitore aventurën e tij te suharekasit, duke e mposhtur kampionin në fuqi në udhëtim.
Me këtë fitore, Ballkani ndodhet aktualisht tani lider i Superligës me 26 pikë, duke e lënë prapa Dritën me 23 pikë në vendin e katërt aktualisht.
/HisariOnline/







