spot_img
HomeLajmeArrestohet nga Serbia e më pas lirohet ish-polici i...

Arrestohet nga Serbia e më pas lirohet ish-polici i Kosovës, MPJD: U mor në pyetje për rreth 4 orë

spot_img

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Nexhat Pireva, shtetas i Republikës së Kosovës nga Kamenica dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës për rreth 14 vite, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se ai po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre.

“Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, z. Pireva është liruar dhe aktualisht ndodhet në liri”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dënuar veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, të cilat përbëjnë keqtrajtim të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve.

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të siguruar mbrojtjen e tyre.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img