spot_img
HomeSportBasketbollGolden Eagle Ylli udhëton në Shqipëri të mërkurën, përballet...

Golden Eagle Ylli udhëton në Shqipëri të mërkurën, përballet me Apoloninë e Fierit në Ligën Unike

spot_img

KB Golden Eagle Ylli do të zhvillojë ndeshje në kuadër të Ligës Unike këtë mesjavë. 

Klubi suharekas do të udhëtojë drejt Fierit, atje ku do të përballet me Apoloninë, nga ora 17:00 të mërkurën.

Golden Eagle Ylli ndodhet në grupin B të Ligës Unike dhe e ka humbur ndeshjen e parë të garës këtë sezon, duke u mposhtur nga Go+ Peja.

Grupin B e përbëjnë dy skuadra kosovare, KB Golden Eagle Ylli dhe KB Go+ Peja, dhe dy skuadra shqiptare, Apolonia dhe Vllaznia.

Pas xhiros së parë të zhvilluar, Go+Peja dhe Apolonia kanë nga dy pikë pas fitoreve të arritura, ndërsa Golden Eagle Ylli dhe Vllaznia renditen në dy vendet e fundit pas humbjeve të pësuara.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img